E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, ngrihen 5 akuza kundër Fatmir Limajt

Prokuroria ngarkon deputetin Fatmir Limaj me pesë pika të aktakuzës. E përditshmja kosovare “Koha Ditore”, shkruan se burime nga Prokuroria, informojnë se prokurori italian Maorizio Salustro ka ngritur aktakuzë kundër Limajt për krime lufte kundër të burgosurve të luftës.

Mbi nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK-së) rëndojnë pesë pika të aktakuzës, dy për krime lufte kundër popullatës civile dhe tri pika për krime lufte kundër të burgosurve të luftës, që përfshin edhe vrasjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›