E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnje, pranga për krime lufte ish-komandantit të ushtrisë

Policia në Bosnje ka arrestuar sot një ish komandant të forcave boshnjake për rolin e tij në vrasjen e 22 civilëve dhe ushtarëve kroatë gjatë luftës së viteve 1992-95.
Prokuroria tha se Hasan Halakoviç, 62 vjeç, është arrestuar për shkak se nuk ka ndërmarrë masa për të ndëshkuar autorët e vrasjeve, të cilët ishin nën komandën e tij.
Vrasja e 19 civilëve kroatë dhe tre ushtarëve ndodhi në prill, 1993, në fshatin Trusina afër qytetit Konjiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›