E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-presidentët amerikanë Bush dhe Klinton vizitojnë Haitin

Ish- presidentët amerikanë, Xhorxh Bush dhe Bill Klinton vizituan sot kryeqytetin e Haitit, Porto-Prens, për të grumbulluar ndihma dhe investime për këtë vend, i cili ende po rimëkëmbet nga tërmeti shkatërrimtar i 12 janarit.
Pas takimit me presidentin Rene Preval në oborrin e pallatit presidencial, Klinton dhe Bush pritet të vizitojnë qytetin e tendave, ku rreth 60 mijë të mbijetuarit jetojnë në kushte të rënda. Vizita e tyre në Haiti realizohet disa ditë para konferencës së donatorëve që do të mbahet në 31 mars.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›