MaqedoniParlamenti sot diskuton mocionin ndaj qeverise

Ne Parlamentin e Maqedonise sot do te jete ne rend dite mocioni per mosbesimin e Qeverise se koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI.
Propozimi per mocionin eshte bere nga partia opozitare Lidhja Sociale Demokrate LSDM ndersa eshte mbeshtetur edhe nga forcat e tjera politike te opozites.
Kryeparlamentari Trajko Veljanovski njoftoi javen e kaluar se kjo ceshtje do te jete nder pikat e vetme te rendit te dites te Parlamentit.
Mocioni i mosbesimit te Qeverise pritet te jete i pasuksesshem per shkak se opozita nuk arrin te siguroje shumicen e votave per shperndarjen e Parlamentit. Maxhoranca aktuale numeron mbi 80 vende ne Parlament duke perfshire edhe partine shqiptare BDI.
Partite e koalicionit qeveritar javen e kaluar hodhen poshte propozimin e opozites maqedonase per te mbajtur zgjedhje te parakohshme parlamentare duke i konsideruar ato te panevojshme dhe ne kundershtim me agjenden e percaktimeve shteterore.