Suedi Autoritetet thone se shperthimet jane akte terroriste

Deshmitaret okulare shperndane video amatore nga sulmet e te shtunes ne te cilat duket nje makine qe po digjet e parkuar prane nje qendre aktive tregtare ne kryeqytetin e Suedise Stokholm.
Disa shperthime degjohen nga makina e shkaterruar qe autoritetet thone se ishin edhe shperthime gazi. Pak me vone qytetin e kapi paniku kur nje shperthim i dyte i madh goditi zonen prane makines. Pamjet televizive paraqiten trupin e nje njeriu te vrare qe u gjet pas shperdhimit te dyte.
Media suedeze tha se personi i vdekur ishte autori i sulmit vetvrases qe kishte me vete fitila bombash dhe nje cante shpine te mbushur me gozhda. Por deri tani policia nuk i ka konfirmuar keto njoftime. Ne konference shtypi ne Stokholm Kryeministri suedez Fredrik Reinfeldt tha se autoritetet po i trajtojne shperthimet si akte terroriste.
Drejtori i sherbimit suedez te sigurimit Andres Thornberg tha se autoritetet po hetojne nese bombat mund te lidhen me nje mesazh ne internet qe mori pak minuta para shperthimit nje agjencie suedeze lajmesh.
Thornberg shpejgoi se imaili qe i drejtohej njekohesisht edhe policise se sigurimit te Suedise duket se tregon qe sulmet kane te bejne me zemerimin ndaj nje karikature komike anti islamike dhe luftes ne Afganistan.
Une nuk e kam lexuar imeilin por me sa di une ai kishte te bente me nje njeri qe nuk ishte i kenaqur me zhvillimet ne Suedi lidhur me pjesemarrjen tone ushtarake ne vende te tjera si dhe me komente negative per profetin Muhamed. Por ne ende po e analizojme kete imail prandaj eshte shpejt per te thene me teper.
Media suedeze ka njoftuar se imeili perfshinte gjithashtu edhe nje incizim ne te cilin thuhet se Suedia nuk reagoi ndaj karikatures per proferin Muhamed kritika per 500 ushtaret suedeze qe sherbejne ne veri te Afganistanit dhe kercenime per sulme kunder suedezeve.
Kryeministri Reinfeldt tha se sulmi eshte nje veprim i papranueshem.
Analistet thone se vendet skandinave kane qene krenare per krijimin e nje shoqerie te qendrueshme dhe paqesore si dhe per shmangijen e trazirave qe kane perfshire pjesen me te madhe te Evropes.