Kanie Uest para publikut me albumin e peste

Kanye West ka patur probleme me imazhin e tij publik. Por duket se ai nuk ka aspak probleme me muziken e tij. Kritika e ka lavderuar albumin e tij te peste duke e cilesuar si kryeveper apo te mrekullueshem. Madje dikush e ka krahasuar kete album me albumin e Bitellsave Sgt. Peppers lonely heart club band.
Albumi i Kanye West me titull My beautiful dark twisted fantasy doli ne treg ne mes te nentorit. Disa prej kengeve te tij jane renditur te parat ne klasifikimet billboard si kenge solo. Nje prej ketyre kengeve eshte kenga Runaway nje kenge 9 minuta e gjate per te cilen Kanye West regjistroi nje video 35 minuta te gjate. Kjo kenge rrefen historine e nje dashurie te pafate mes West dhe nje gruaje qe vjen nga hapesira.
Kanye West ka fituar 14 cmime Grammy. Te gjithe albumet e tij te meparshme jan shitur ne me shume se 1 milion kopie.Ai eshte nje nga njerezit me te fuqishem dhe me te njohur ne biznesin muzikor. Dhe kete e tregojne emrat qe kane bashkepunuar me te ne albumin e tij te fundit si Jay Z Nicki Minaj Kid Cudi Alicia Keys apo Elton John. Disa prej tyre kane interpretuar se bashku ne kengen Fantazia e erret.
Ne javen e nxjerrjes se albumit te tij ne treg West deklaroi ne mengjesin e nje dite se ne mbremjen e po asaj dite do te jepte nje koncert ne Nju jork. Biletat u shiten per pak ore e madje ne faqen elektronim e e bay nisi rishitja e tyre me cmim te shtrenjte.
Pjesmarrja ishte e madh dhe mes te pranishmeve ishte dhe muzikanti Questlove regjisori Spike Lee si dhe stilisti Tory Burch.
Ndjekim tani kengen e Kanye West Power.