MaqedoniVMRO-DPMNE refuzon zgjedhjet e parakohshme

Partia VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski eshte shprehur kunder mbajtjes se zgjedhjeve te parakohshme ne Maqedoni. Komiteti ekzekutiv i kesaj partie ne mbledhjen e mbajtur mbremjen e vone te se merkures nuk pranoi oferten dhe propozimin e opozites per zgjedhje te parakohshme.
Nuk ka arsye objektive qe do te arsyetonin nderprerjen e mandatit 4 vjecar te besuar nga populli. Ne vitin 2008 pranuam zgjedhje te parakohshme per shkak te bllokades se Parlamentit qe ne kete rast nuk behet fjale per nje gje te tille thuhet ne komunikaten e VMRO-DPMNE-se.
Sipas kesaj partie ne rast se do te mbahen zgjedhje te parakohshme VMRO-DPMNE serish do te fitoje dyfishin e numrit te deputeteve ndryshe nga Lidhja Social Demokrate ose LSDM nje parti qe eshte ne opozite. Kunder mbajtjes se zgjedhjeve u deklarua edhe partia shqiptare BDI qe eshte pjese e koalicionit.
Drejtuesit e saj vleresuan se me pare duhet zgjidhja e kontestit te emrit dhe zhbllokimi i proceseve te integrimeve euroatlantike dhe me pas te organizohen zgjedhjet.
Partite e opozites duke perfshire edhe ato shqiptare kerkojne qe vendi te shkoje drejt zgjedhjeve te parakohshme parlamentare per shkak te krizes se brendshme dhe bllokimit te proceseve evrointegruese. LSDM javen tjeter do tia dorezoje Parlamentit propozimin per votebesimin e Qeverise VMRO-DPMNE dhe BDI.emsp