Maqedonia, Do respektojmë vendimin e OKB-së
22/11/2004 Ambasadori i Shqipërisë në Greqi, Bashkim Zeneli, ka deklaruar dje para institucioneve greke se Shqipëria në lidhje me emrin e Maqedonisë do të respektojë vendimin e OKB-së. Në këtë mënyrë, ambasadori ka kundërshtuar deklaratën e Presidentit të Republikës, dhënë disa ditë më parë, gjatë një takimi të zhvilluar në Pogradec me Presidentin e Maqedonisë, Cervenkovski. Në këtë qëndrim, Presidenti i Republikës është shprehur pro njohjes së emrit të Maqedonisë që deri më tani njihet me simbolet FYROM. Në shkëmbim të këtij angazhimi Presidenti i Maqedonisë është shprehur se një Kosovë e pavarur ndikon në stabilitetin e rajonit tonë. Por, duket se kjo ka sjellë një reagim tepër të ashpër të shtetit grek, që ka kërkuar menjëherë sqarime zyrtare prej shtetit shqiptar. Por për deklaratën e Moisiut është shprehur dhe më parë ministri i Punëve të Jashtme, Kastriot Islami. "Ne mirëpresim dhe kemi mbështetur zgjidhjen e saj nëpërmjet bisedimeve të tyre dypalëshe që janë në vijim edhe në kuadër të Kombeve të Bashkuara", është shprehur Islami, katër ditë më parë.
Moisiu
“Për sa i përket emrit, biseduam me Presidentin Cervenkovski. Në komunikimet bilaterale prej kohësh Shqipëria e ka quajtur Maqedoninë, Maqedoni. Unë bashkohem me mendimin e Presidentit Cervenkovski se ne do të jemi ndër të parët që do ta vazhdojmë këtë punë", është shprehur Moisiu në qëndrimin e tij. Ndërsa këtë e ka deklaruar dhe Cervenkovski, i cili tha se në bisedimet me Moisiun ka marrë garancinë për njohjen e emrit të Maqedonisë. Deklarata e Moisiut ka ardhur vetëm pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklartuar njohjen e emrit të Maqedonisë. Por ky vendim është argumentuar nga SHBA se njohja e emrit ka qenë për të kërkuar zbatimin e të drejtave të minoritetit shqiptar atje.
Qëndrimi
Ministri Islami tha mbi emrin e Maqedonisë së kjo është një çështje e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet fqinjëve tanë jugorë e lindorë, me të cilët jemi të angazhuar në një bashkëpunim të gjithanshëm intensiv, dy dhe shumë palësh, rajonal e në kuadër të proceseve integruese. "Ne mirëpresim dhe kemi mbështetur zgjidhjen e saj nëpërmjet bisedimeve të tyre dypalëshe, që janë në vijim edhe në kuadër të Kombeve të Bashkuara", ka thënë Islami. Ndërkohë që një deklaratë të tillë mësohet se Zeneli ia ka paraqitur palës greke, që ka ulur menjëherë tonet ndaj Shqipërisë. Kjo ishte dhe përplasja e parë mes Shqipërisë dhe Greqisë për njohjen e emrit të Maqedonisë.
Moisiu
Për sa i përket emrit, biseduam me Presidentin Cervenkovski. Në komunikimet bilaterale prej kohësh Shqipëria e ka quajtur Maqedoninë, Maqedoni. Unë bashkohem me mendimin e Presidentit Cervenkovski se ne do të jemi ndër të parët që do ta vazhdojmë këtë punë
Islami
Kjo është një çështje e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet fqinjëve tanë jugorë e lindorë, me të cilët jemi të angazhuar në një bashkëpunim të gjithanshëm intensiv, dy dhe shumëpalësh, rajonal e në kuadër të proceseve integrues. Ne mirëpresim dhe kemi mbështetur zgjidhjen nëpërmjet bisedimeve dypalëshe
Milo
Moisiu nuk kishte se pse të jepte një qëndrim kaq të prerë mbi emrin e Maqedonisë. Pasi deri më tani nuk ka asnjë vendim të shteteve të tjerë të BE", tha Milo. Ai shtoi në argumentimin e tij se për definicione, që kanë të bëjnë me çështjet e Ballkanit, duhet të kihet shumë kujdes
Milo: Moisiu u nxitua
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Paskal Milo, e ka cilësuar të nxituar deklaratën e Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu, mbi njohjen e emrit të Maqedonisë. Në një prononcim të tij, Milo tha se për këtë çështje duhet të ketë një koordinim mes Qeverisë, Diplomacisë dhe Presidencës. Ndaj dhe ish-ministri argumentoi se, para se kreu i shtetit të jepte një qëndrim përfundimtar mbi këtë pikë delikate, duhet të kishte zhvilluar bisedime, për të pasur një deklaratë dhe më të qartë. Milo tha se Moisiu nuk kishte se pse të jepte një qëndrim kaq të prerë mbi emrin e Maqedonisë. Pasi deri më tani nuk ka asnjë vendim të shteteve të tjerë të Bashkimit Evropian. Milo tha në argumentimin e tij se për definicione që kanë të bëjnë me çështjet e Ballkanit duhet të kihet shumë kujdes. Ndaj dhe ai e ka parë tepër të domosdoshme zhvillimin e diskutimeve dhe të takimeve mes përfaqësuesve të institucioneve. Nga ana tjetër, ai ka përshëndetur dhe qetësimin e deklaratave nga politikanët shqiptarë, që nuk kanë komentuar qëndrimin e kreut të shtetit. Sipas tij, qëndrimet për çështje të tilla duhet të jenë të argumentuara.
SHBA, shteti i parë që njohu Maqedoninë
Në fillim të muajit nëntor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se do të njohin në mënyrën institucionale emrin e Maqedonisë, që në arenën ndërkombëtare njihet me emrin ish-Republika Federale e Jugosllavisë Maqedoni. Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e menjëhershëm të shtetit grek, që ka kërkuar sqarime nga ambasada e SHBA-së. Nga acarimi i situatës, SHBA-të kanë paralajmëruar shtetasit e tyre në Greqi, për të qenë të kujdesshëm. Por duket se situata ka ndryshuar pas zhvillimit të referendumit në këtë shtet. Mediat e SHBA-së kanë bërë të ditur se në një vendim të fundit është theksuar se për emrin e Maqedonisë do të mbështetet vendimi që do të marrë OKB-ja. Ndërsa Greqia e ka argumentuar kërkesën e vet me faktin se në zona në veri të saj mban emrin Maqedoni. Madje në këtë vend ka lindur dhe Aleksandri i Madh. Ndaj dhe njohja e emrit të shtetit Maqedoni do të thotë që emri i zonës veriore të mbahet dhe nga një shtet. Kjo ka sjellë dhe frikën për pretendime territoriale si dhe për pretendime historike. Ndaj dhe në sheshe të Greqisë janë zhvilluar protesta, ku kërkohet kthimi i vendimit të marrë nga shtetet e Bashkuara të Amerikës. Situata e protestës nga Greqia është përsëritur dhe ndaj Shqipërisë, në momentin kur Presidenti i Republikës ka deklaruar se do të njihet emri i Maqedonisë.