E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia dheSerbia kërcënohenme kthimin e vizave

SHKUP- Maqedonia dhe Serbia kërcënohen sërish nga vendosja e regjimit të vizave, për shkak të valës së vazhdueshme të azilkërkuesve. Mdiat vendase bëjnë me dije se raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon theksoi se një nga masat që propozon Komisioni Evropian është edhe suspendimi i regjimit të vizave.

Ashpërsimi dhe aplikimi i mekanizmave të tilla vjen nga Belgjika dhe Suedia, për shkak të valës së vazhdueshme të azilkërkuesve nga Maqedonia dhe Serbia.

“Po bëhet më shumë e qartë se Maqedonia dhe Serbia patjetër duhet të përballen me masa të caktuara. Nuk përjashtohen mundësia për rikthimin e regjimit të vizave. Disa vende anëtare kanë propozuar aplikimin e disa mekanizmave me të cilat do të mundësohej suspendimi i shpejt i mekanizmave të regjimit të vizave. Situata është shumë serioze dhe politikanët e përgjegjshëm duhet menjëherë të veprojnë”,- paralajmëroi Fajon.

Komisioni Evropian gjatë muajit qershor do të vendosë mbi ndërmarrjen e kontrolleve të brendshme apo heqjen e përkohshme të liberalizimit të vizave.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Vasko Naumovski për çështje Eurointegruese ka deklaruar se Maqedonia po ndërmerr të gjitha masat për parandalimin e keqpërdorimeve dhe nuk do të lejojë që qytetarët të jenë të privuar nga ky përfitim.

Shqetësimet pranë vendeve anëtare të BE-së janë rritur për shkak të fluksit të madh të emigrantëve të huaj nga Tunizia, Egjipti dhe Libia.
(e.m/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›