E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tokës po i afrohetasteroidi mëi madh deri tani

PASADENA- Ai do të duhej të mbetej larg planetit tonë mbi 300 mijë kilometra, por do të jetë objekti më i madh që ndonjëherë i është afruar kaq shumë Tokës sonë.

Ekspertët e NASA-s kanë paralajmëruar se në muajin nëntor të këtij viti pritet kalimi i një asteroidi të madh ndërmjet Tokës dhe Hënës. Ai do të duhej të mbetet larg planetit tonë mbi 300 mijë kilometra. Mirëpo, nëse ky asteroid i quajtur YU55, megjithatë largohet nga rrugëtimi i tij dhe godet Tokën, ajo goditje do të mund të krahasohej me shpërthimin e 65 mijë bombave bërthamore, kurse prapa vetes do të linte kraterin me diametër gati 10 kilometra, bëjnë me dije mediat britanike.

Ndonëse shkencëtarë të NASA sigurojnë se një tmerr i tillë pothuajse 100 për qind nuk do të ndodhë, ata e cilësojnë këtë asteroid si objekt i rrezikshëm. Por, thonë aty, nuk ka arsye për panik, sepse rrallë ndodh që asteroidi të mos përshkojë në rrugën e paraparë të lëvizjes.
(e.m/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›