Kroaci, vrasja e vajzës së avokatit, “tërmet” në qeverine e Sanader
Vajza e nje avokati te njohur eshte ekzekutuar me 2 plumba ne koke. Nje ngjarje e tillë ka bërë që të tronditet edhe kabineti qeveritar ne Kroaci. Kryeministri Ivo Sanader, kerkoi pushimin nga detyra te Ministrit të Brendshem dhe Ministrin te Drejtesise. Babai i vajzes eshte avokati i nje ish gjenerali që dyshohet se ka vjedhur diamante me vlerë
ZAGREB-Kroacia është tronditur nga vrasja mafioze e vajzës se një avokati të njohur ne Zagreb. 26 vjeçarja, Ivana Hodak, u qellua per vdekje me dy plumba në kokë një ditë më parë në shtepine e saj nderkohe që babai i saj, Zvonimir Hodak, eshte avokati i nje ish gjenerali që dyshohet se ka vjedhur diamante me vlerë pesë million dollarë gjatë kohës se luftës.
Nje ngjarje e tillë ka bërë që të tronditet edhe kabineti qeveritar ne Kroaci. Kryeministri Ivo Sanader, kerkoi pushimin nga detyra te Ministrit të Brendshem dhe Ministrin te Drejtesise. Sanader deklaroi se do të largonte nga detyra edhe kreun e policise nderkohe që bëri thirrje per te vepruar sa më parë kundër mafias në vend. Zagrebi është përfshirë nga një sërë aktesh kriminale muajt e fundit. Viktime e ketyre akteve ka qene edhe nje gazetar i njohur i kronikes se zeze, nje zyrtar dhe drejtuesi i nje firme ndertimi.
(d.b/News24/BalkanWeb)