Projekte per reduktimin e pasojave te ndryshimit te klimes ne vendet e Ballkanit

Bujqesia dhe energjitika kane nje element te perbashket varesine nga burimet ujore. Ksenya Lvovski perfaqesuese e Bankes Boterore ne Shqiperi thote se adaptimi i politikave per te reduktuar pasojat e ndryshimeve klimatike ne bujqesi dhe ne energjitike po vihet ne qender te projekteve te kesaj organizate financiare nderkombetare.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ksenya Lvovski perfaqesuese e Bankes Boterore ne Shqiperi. Banka Boterore i konsideron nje ceshtje shume te rendesishme ndryshimet klimatike si ne nivel global ashtu edhe ne nivel rajonesh apo vendesh te vecanta ne Europe. Arsyeja kryesore per kete vleresim eshte ndikimi i ndryshimeve klimatike ne qendrueshmerine e programeve afatmesme apo afatgjata te zhvillimit te BB te cilat nuk do te arrinin objektivat e tyre nese nuk do te merrnin parasysh keto ndryshime - thote Znj. Lvovski.
Bashkepunimi rajonal ndash aleat i zhvillimit te qendrueshem
Ne kete perqasje te Bankes Boterore per nje zhvillim te qendrueshem ekonomik ajo ka gjetur aleat bashkepunimin rajonal ne projekte te perbashketa.
Bashkepunimi rajonal eshte shume i rendesishem dhe duhet bere ne nivele te ndryshme. Per shembull bashkepunimi per menaximin e burimeve te ujit te burimeve te rinovueshme alternative te energjise duhet bere ne nivel rajonal. Lumi Drin qe vitet e fundit ka shkaktuar permbytje nuk shtrihet vetem ne Shqiperi por ne disa vende te rajonit. Po keshtu menaxhimi i burimeve te energjise ndikon pozitivisht edhe ne krijimin e tregut rajonal te energjise. Nga ana tjeter mes vendeve te Ballkanit Perendimor ka mjaft ngjashmeri gje qe sjell perfitime te medha nga transferimi i teknologjive shkembimi i pervojave mes ketyre vendeve. Banka Boterore synon qe permes programeve dhe projekteve te saj te lehtesoje kete bashkepunim dhe shkembim dijesh mes ketyre vendeve - thekson Znj. Lvovski.
Projektet ne bujqesi dhe energjitike
Synimi i BB ne projektet rajonale per te zvogeluar pasojat e ndryshimeve klimatike ne bujqesi dhe ne energjitike eshte ne radhe te pare rritja e rezervave ujore forcimi i menaxhimit te integruar te burimeve ujore prodhim i energjise nga burime te tjera alternative vec atyre ujore dhe perdorimi i teknologjive miqesore me mjedisin. BB nuk le jashte vemendjes se saj edhe ndertimin e sistemeve kulluese per tokat bujqesore per te perballuar me mire rastet e permbytjeve nga ndryshimet klimatike.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Qindra hektare toke u mbuluan nga uji pas permbytjeve ne veri te Shqiperise vitin e kaluar. Sigurime ne nivel rajonal per fermeret ne raste katastrofash natyrore
Permbytjet prekin ne radhe te pare fermeret. Nje program rajonal i Bankes Boterore synon sigurimin e fermereve ne rastet e fatkeqesive natyrore.
Ky program perfshin vende te ndryshme te Ballkanit Perendimor nder te cilat Shqiperine Maqedonine Serbine. Shqiperia ishte vendi i pare qe iu bashkua programit te BB per sigurimin e fermereve ne raste fatkeqesish natyrore dhe njeherazi vendi i pare qe dha kontributin e tij financiar- thote Ksenya Lvovski.
Ky program eshte nje partneritet mes sektorit privat dhe atij publik qe u mundeson kompanive private te sigurimeve te sigurojne fermeret ne rastet e fatkeqesive natyrore Qeverite e vendeve te Ballknit japin kontribute financiare nderkohe qe agjentet jane nga kompanite private te sigurimeve. Ksenya Lvovski perfaqesuese e Bankes Boterore ne Shqiperi e vlereson projektin rajonal te sigurimeve per fermeret ne raste fatkeqesish natyrore si nje model bashkepunimi efikas rajonal.
Autor Ani Ruci / Tirane
Redaktoi E. Xhani