Maqedonia feston 21-vjetorin e Pavarësisë
SHKUP- Republika e Maqedonisë feston sot 21-vjetorin e zbatimit të suksesshëm të referendumit, ku qytetarët e Maqedonisë u prononcuan për një shtet të pavarur dhe sovran.
Mbi 95 për qind e qytetarëve që dolën në referendum iu përgjigjën pozitivisht pyetjes së referendumit "A jeni për një Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë?".
Referendumit i parapriu Deklarata për Pavarësi, që Parlamenti i parë i Maqedonisë shumë partiake e miratoi më 25 janar 1991.
Zyrtarisht, vullneti i popullit për një shtet të pavarur ishte konstatuar me Deklaratën për Pranimin e Rezultateve të Referendumit, më 18 shtator të vitit 1991, në parlamentin e Republikës së Maqedonisë.
Shtetin e Maqedonisë e para e njohu Republika e Bullgarisë.
Subjektiviteti ndërkombëtar-juridik i shtetit u konfirmua më 8 prill 1993, kur Maqedonia u pranua si anëtarja e 181-të në OKB.
Maqedonia ka marrëdhënie diplomatike me 168 shtete të botës.
Në vitin 2005 Maqedonia mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, ndërsa vjet edhe rekomandim nga KE-ja për fillimin e negociatave me Unionin.
Greqia, pas rastit me NATO-n, bllokoi edhe euro-integrimin e Maqedonisë duke kushtëzuar me zgjidhjen paraprake të çështjes për emrin.
Njëzetë e një vjetorin e pavarësisë Maqedonia e kalon në pritje të raportit të ri nga Brukseli për përparimin e vendit në rrugën drejt euro-integrimit si dhe datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
(d.b/MIA/BalkanWeb)