E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia javën tjetër hap ambasadën në Prishtinë

SHKUP - Qeveria e Maqedonisë ka vendosur që ta ngrejë në nivel ambasade Zyrën e saj të ndërlidhjes në Prishtinë. Agjencitë e lajmeve kosovare bëjnë të ditur se ndërkohë javën e ardhshme në Prishtinë do të qëndrojë një delegacion i Qeverisë së Maqedonisë, i kryesuar nga ministri i jashtëm Antonio Milloshoski për të marrë pjesë në hapjen solemne të Ambasadës së Maqedonisë në Kosovë. Ai do të shoqërohet nga Zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi, Ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi dhe Ministri i Ekologjisë, Xhelal Bajrami. Tashmë dihet edhe emri i Ambasadorit të parë të Maqedonisë në Prishtinë. Ai do të jetë Todor Nanev, kryetar i deritanishëm i Komisionit maqedonas për demarkacionin e kufirit me Kosovën.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›