E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, Lajiç: Arrestimi i Mlladiçit, në fund të vitit

BEOGRAD-Beogradi zyrtar po bën gjithçka për të arrestuar Ratko Mlladiçin, një nga të akuzuarit kryesor të drejtësisë ndërkombëtare.

Rasim Lajiç, kreu i Këshillit Kombëtar të Serbisë për bashkëpunim me Gjykatën e Hagës, tha se “autoritetet do ta arrestojnë Mlladiçin deri në fund të vitit”. 
Deklarata e Lajiçit u bë një ditë para vizitës së kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë Serzh Bramerz në Beograd.
Mlladic eshte konsideruar zbatuesi i urdhrave te Radovan Karaxhic qe u arrestua vitin e kaluar dhe aktualisht ndodhet ne Hage.
Radovan Karaxhic, ish-kreu i serbeve te Bosnjes po gjykohet ne Hage per 11 vepra penale te renda me ste cilave dhe masakra e Srebrenices ku mbeten te vrare disa mijera djem e burra myslimane.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›