Presidenti Sejdiu për vizitë në Britani
PRISHTINE - Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, ka udhëtuar dje drejt Britanisë së Madhe për një vizitë. Gjatë kësaj vizite, Presidenti Sejdiu do të mbajë një ligjëratë në Oxford Union, ku ai do të flasë për zhvillimet në Republikën e Kosovës. Oxford Union, i themeluar më 1823, me qëllim të ofrimit të një forumi për diskutime dhe debat, është shoqata më prestigjioze e debatit, ku kanë ligjëruar figurat më të shquara botërore.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)