Maqedonia paraburgim per dy gjuetaret shqiptare
Oher 23 tetor NOA - Gjykata e Ohrit vendosi sot masen e paraburgimit prej tete diteve per dy shtetasit shqiptare qe dje u kapen ne zonen kufitare te Maqedonise per kalim ilegal te kufirit dhe gjueti te paligjshme.
Sipas gjykatesit dy shtetasit shqiptare Iljaz Xhemollari dhe Artan Tabaku nga qyteti i Pogradecit do te qendrojne ne burgun e Ohrit deri ne vendimin e gjykates qe pritet te miratohet gjate dhjete diteve te ardhshme.
Ata u ndaluan dje nga policia kufitare ne afersi te fshatit Labunishte teksa kishin dale per gjueti dhe kishin hyre ne territorin e parkut nacional te Galicices ne territorin e Maqedonise.
Ministria e Brendshme dje beri te ditur se ne territorin ne afersi te pikes kufitare Shen Naumi ishin verejtur grupi i gjuetareve shtetas shqiptar te cilet me pas ishin terhequr ne territorin e Shqiperise.
NOA-INA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/32900-maqedonia-paraburgim-per-dy-gjuetaret-shqiptaretitleMaqedonia paraburgim per dy gjuetaret shqiptaretheme blue nickagjencianoa