E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset punetori shqiptar ne parkun e lojerave ne Vjene

Vjene 24 tetor NOA - Nje punetor shqiptar nga Maqedonia eshte plagosur rende gjate orarit te punes ne luna- parkun Prater ne Vjene te Austrise.

21 vjecari Arben.S ka qene duke lyer me boje nje pjese te makinerive ku eshte goditur nga vagonet e trenit te femijeve. Nga goditja e forte ai ka rene nga nje lartesi prej 8 metrave duke pesuar lendime te renda ne koke dhe thyerje ne trup.

Menjehere pas fatkeqesise 21-vjecari eshte derguar me helikopter ne spitalin e Vjenes. Mjeket e ketij spitali theksuan per mediat austriake se gjendja shendetesore e punetorit nga Maqedonia eshte ne rrezik per shkak te lendimeve te renda.

Policia austriake ka nisur hetimet per zbardhjen e kesaj fatkeqesie ku jane lenduar edhe dy vizitore te parkut shtetase sllovake te cilat ishin ne vagonin e trenit qe kishte goditur te riun shqiptar.

NOA/INA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/32920-plagoset-punetori-shqiptar-ne-parkun-e-lojerave-ne-vjenetitlePlagoset punetori shqiptar ne parkun e lojerave ne Vjenetheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›