Shkeljet me pensionet e ushtarakeve kerkesat pas vendimit te qeverise
Kujtim Cako
Vijon nga numri i kaluar
Te drejta ligjore te fituara nga ushtaraket dhe qe nuk jane zbatuar deri me sot mund te radhiten si vijon
Pensioni i Parakohshem
Kushti per perfitim pensioni eshte percaktuar fillimisht vetem vjetersia 12 vjet femrat dhe 15 meshkujt neni 16 i ligjit Nr. 7496 date 3. 7. l991 dhe me vone shtohet kushti me nenin 35 pika 1 e ligjit Nr. 9210 date 23.03.2004 Per statusin e ushtarakut te FA te RSH jepet pas plotesimit te moshes 44 vjec femra dhe 47 vjec mashkulli.
Masa 50 e pages referuese per femrat 12 vjet dhe 15 vjet per meshkujt plus 2 per cdo vit tjeter sherbimi mbi 12 e 15 vjet neni 16 i ligjit Nr. 7496 date 3.7. l991 neni 35 pika 1 ligji Nr. 9210 date 23.03.2004 Per statusin e ushtarakut te FA te RSH jepet ne masen e pensionit maksimal te pleqerise ne shkalle vendi.
Ne rast punesimi jashte sherbimit aktiv te Forcave te Armatosura pensioni nuk nderpritet pika 2 neni 35 i ligjit Nr. 9210 date 23. 03. 2004 Per statusin e ushtarakut te F. A. te R. Sh.. Pensioni i ushtarakut ne rast punesimi deri me sot eshte nderprere.
Njohja vjetersi sherbimi e periudhes se trajtimit me kete pension e derdhja e kontributeve me pagen referuese mbi te cilin eshte llogaritur pensioni paragrafi 5 neni 11 i ligjit 8087 date 13. 03.1996 neni 14 pika pika 5 6 e ligjit Nr. 9418 date 20.05.2005 neni 2 pika 7 e ligjit Nr. 9481
Per ushtaraket e periudhes 1991-1998 kontributi nuk eshte derdhur dhe vitet e trajtimit nuk llogariten ne vleresim per pensionin e pleqerise.
Indeksimi sa here indeksohen pensionet e pleqerise neni 18 i ligjit Nr. 8087 date 13. 03. 1996 neni 27 i ligjit Nr. 9418 neni 24 pika 1 i ligjit 10142 date 15.05.2009 vendimi i Keshillit te Ministrave Nr. 63 date 1. 2. 2006 nuk eshte bere asnjehere e vazhdon te mos behet.
Periudha mbi 6 muaj llogaritet vit i plote ne perfitim neni 7 paragrafi 2 neni 7 i ligjit Nr. 8087 date 13. 03. 1996 i ndryshuar nga 01.01.2006 nuk zbatohet.
3. Perfitimet e caktuara por te paguara me pak jepen ne cdo kohe.
Pensioni Suplementar i Pleqerise
Masa 40 e pensionit te pleqerise per 12 vjet sherbimi femrat e 15 vjet meshkujt dhe 2 per cdo vit tjeter sherbimi pa kaluar 60 te pensionit te pleqerise nga data 01. 01. 2006 neni 16 i ligjit Nr. 9418 date 20.05.2005. Jepet 1 e pages referuese per vit sherbimi.
Trajtimi i ushtarakeve te para 1991 nga data 14.05.2004 neni 5/c neni 36 i ligjit 9210 date 23. 03. 2004 Neni 29 i ligjit Nr. 9418 date 20. 05. 2005 ligji Nr. 9481 date 16.02.2006 neni 3 neni 26 i ligjit 10142 date 15. 05. 2009 ende nuk eshte bere dhe pritet te zbatohet me vendimin me te ri te Keshillit te Ministrave.
Trajtimi i ushtarakeve qe nuk kane plotesuar vjetersine 12 vjet femrat dhe 15 vjet meshkujt neni 16 paragrafi 2 i ligjit 9418 date 20. 05. 2005 nuk trajtohen me pension suplementar as sot.
Trajtimi me shperblim
- Nga 14 maj 2004 paga kalimtare eshte zevendesuar me shperblim ne aq paga sa vite sherbimi ka ushtaraku qe nuk ploteson kushtet per pension te parakohshem neni 46 pika 2 ligji 9210 date 23.03.2004 por vazhdohet trajtimi me page kalimtare.
-Njohja e vjetersise se sherbimit dhe pagimi i kontributeve mbi pagen referuese neni 10 paragrafi 3 i ligjit Nr. 8087 date 13. 03. 1996 i ndryshuar neni 12 pika 3 e ligjit Nr. 9418 date 20. 05. 2005 nuk aplikohet.
- Kur funksioni ose grada qe kishte perfituesi nuk eshte me ministri i Mbrojtjes me urdher ben njesimin e tyre me ato funksione apo grada qe jane ne fuqi ne castin e lindjes se te drejtes per perfitim. Edhe ketu pritet qe te zbatohet vendimi i ri i Keshillit te Ministrave.
- Kompensimi per qira banese Neni 21 pika 1 germa a Vendimi i Keshillit te Ministrave VKM Nr. 524 date 30.7.2004 VKM Nr. 990 date 11. 6. 2008. Ne fakt ushtaraket ne rezerve e pension nuk jane perfshire.
- Ushtaraket kur dalin ne rezerve ne lirim ose ne pension pleqerie dhe jane te pastrehe ose me siperfaqe te vogel banimi trajtohen per strehim si ushtaraku aktiv neni 38 pika 2 e ligjit 9210 date 23.03.2004 V K M Nr. 452 date 9.7.2004 . Asgje nuk eshte bere ne kete drejtim.
- E drejta e parablerjes per objektet se bashku me trojet funksionale te cilat dalin te lira neni 39 i ligjit 9210 date 23.03.2004 VKM Nr. 452 date 09. 07. 2004. Edhe ketu ka vetem akt ne leter.
- Ndihme mjekesore falas ne institucionet mjekesore shteterore ushtarake dhe civile brenda vendit. neni 40 pika 3 e ligjit Nr. 9210 date 23.03.2004 V. K. M. Nr. 269 date 28.04.2005. Ne te vertete ne Spitalin Ushtarak ushtaraket jane serish prapa liste.
- Kompensimi i barnave ne masen 80 ne rast se ne akte te tjera nuk parashikohet nje perqindje me e larte neni 41 pika 1 e ligjit Nr. 9210 date 23. 03. 2004. Ne vend te dokumentit te identitetit si ushtarak kerkohet praktika si qytetaret dhe nuk zbatohet dispozita ligjore.
- Pjesemarrja ne ceremonite ushtarake ose ne veprimtari brenda dhe jashte vendit neni 42 pika 1 germa c e ligjit Nr. 9210 date 23. 03. 2004. Me te drejte konsiderohet nje molle e ndaluar.
- Pajisja me uniforme te re kur ndryshohet uniforma ushtarake per ushtaraket ne rezerve ne lirim ose ne pension pleqerie neni 42 pika 2 e ligjit Nr. 9210 date 23. 03. 2004 nuk eshte planifikuar e realizuar asnjehere.
- Varrimi me ceremoni ushtarake te ushtarakut ne rezerve ne lirim ose ne pension kur vdes me ceremoni ushtarake dhe perballimi i shpenzimeve te varrimit nga Ministria e Mbrojtjes neni 45 pika 2 e ligjit Nr. 9210 date 23. 03. 2004 Per statusin e ushtarakut te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise.
Problemet qe nuk trajtoi Kushtetuesja
Me poshte po trajtojme nene ne papajtueshmeri me Kushtetuten te ligjit Nr .10142 date 15. 05. 2009 qe Gjykata Kushtetuese nuk i shfuqizoi si antikushtetues
1. Emertimi neni 1 neni 2 dhe gjithe ligji barazon ushtaraket me ata qe nuk jane ushtarake dhe qe gezojne statusin e Nepunesit Civil apo Kodin e Punes.
2. Neni 3 pika nuk e njeh periudhen mbi 6 muaj vit te plote per efekt perfitimi.
3. Neni 4 pika 2 paragrafi 2 pagen referuese te castit te lindjes te se drejtes e zevendeson me pagen mesatare referuese te qendrimit ne grade funksion.
4. Neni 12 pika 1 rikthen pagen referuese ne vend te shperblimit ne aq paga sa vjetersi sherbimi ka ushtaraku qe nuk ploteson vjetersine 12 vjet femra dhe 15 vjet meshkujt.
5. Pika 2 e nenit 12 mohon shperblimin e 2 pagave mujore nepermjet fillimit te trajtimit me page kalimtare ne muajin e trete.
6. Pika 4 e nenit 12 vendos kushte per perfitim te pages kalimtare te cilat nuk kane qene ne ligjet e meparshme.
7. Pika 5 e nenit 12 vendos kufizim te pages ne rast punesimi gjate trajtimit me page kalimtare kur pika 2 e nenit 46 e perjashton ate.
8. Neni 13 germa b per efekt perfitimi te pensionit te parakohshem vec vjetersise se sherbimit vendos edhe moshen 42 vjec per femrat dhe 47 vjec per meshkujt ne kundershtim me piken 1 te nenit 35 te Statusit te Ushtarakut.
9. Pika 4 e nenit 14 kufizon masen e pensionit ne rast punesimi ne kundershtim me piken 2 te nenit 35 te Statusit.
10. Neni 16 kthen llogaritjen ne masen 1 te pages referuese per vit sherbimi por pa kaluar 50 te mases se pensionit pleqerise nga 40 te mases se pensionit per 12 vjet femra e 15 vjet meshkujt dhe 2 per cdo vit tjeter por pa kaluar 60 te mases se pensionit te pleqerise qe ishte me nenin 16 te ligjit 9418 date 20. 05. 2005.
11. Neni 18 pika 1 per pensionin e invaliditetit nga 2 te pages referuese e ka kthyer ne 1 te pages mesatare referuese.
12. Neni 21 pensioni suplementar familjar per personat qe humbasin jeten ne detyre apo per shkak te saj e cakton sa diferenca ndermjet pages referuese te te ndjerit/se ndjeres ne castin e humbjes se jetes dhe pensionit familjar nga 100 e pages referuese qe fiksonte neni 24 i ligjit te 2005-es.
13. Neni 23 pika 1 e paragrafit 2 ne rastet kur perfituesi i pageses kalimtare apo i nje pensioni te parakohshem per vjetersi sherbimi punesohet kontributi nga buxheti i shtetit derdhet ne nivelin minimal kur ligji meparshem perjashtonte cdo lloj kufizimi.
14. Neni 26 per pensionet suplementare per ushtaraket ne pension njeh si mase 1 te pages mesatare referuese pa kaluar 50 te mases se pensionit te pleqerise nga 40 te mases se pensionit per 12 vjet femrat e 15 vjet meshkujt por pa kaluar 60 te mases se pensionit.
15. Neni 28 pika 1 per ushtrimin e se drejtes se perfitimit nga casti i lindjes te se drejtes e kufizon ne castin e berjes se kerkeses nese kalon nje vit.
16. Neni 28 pika 2 perfitimet e njohura por te pa terhequra per te gjithe periudhen e ka kufizuar per 3 vjet.
17. Neni 28 pika 3 per perfitimet e caktuara por te paguara me pak i jepen ne cdo kohe por jo per me shume se per nje vit ndonese me ligjin e vitit 1996 nuk ka pasur asnje kufizim kohor.
18. Neni 31 ka shfuqizuar ligjin Nr. 8087 date 13. 03. 1996 i ndryshuar kur ai ka qene i shfuqizuar qe me 01. 01. 2006 nga ligji Nr. 9418 date 20. 05. 2005.
19. Neni 18 ka shfuqizuar piken 2 te nenit 35 te ligjit organik ligjit Nr. 9210 date 23.0 3. 2004 Per statusin e ushtarakut te F. A. te R. Sh. edhe pse vet eshte ligj i miratuar me shumicen e thjeshte.
Kerkesat e Aleances
Aleanca Kombetare e Ushtarakeve te Shqiperise kerkon tu jepen te drejtat ligjore tere kategorive te ushtarakeve
Te miratohet vendimi i Keshillit te Ministrave ne pajtim te plote me vendimin e Gjykates Kushtetuese Nr. 33 date 24. 06. 2010 per rillogaritjen e pensionit qe duhet te perfitoje cdo ushtarak para dhe pas vitit 1991.
Ne llogaritjen e pensionit te ushtarakut te hiqet dore nga kufizimet si per shkak te pages mesatare referuese per tere karrieren e cdo ushtaraku pasi preket nje e drejte e fituar me pare.
Te paguhen kontributet e sigurimeve shoqerore per vitet e papaguara dhe ne vazhdim jo ne kufijte minimale por ne pajtim te plote ligjor me pagen referuese te cdo ushtaraku ne pension.
Te llogariten dhe te paguhen te gjitha detyrimet ligjore te prapambetura dhe fitimi i munguar per cdo ushtarak nga momenti i daljes ne pension dhe i lindjes se te drejtes se perfitimit mbi bazen e Statusit te Ushtarakut ne fuqi ligjeve te tjera dhe vendimit te fundit te Gjykates Kushtetuese Nr. 33 date 24. 06. 2010.
Te paguhen pensionet per 6 vjet te periudhes qe nuk eshte zbatuar asnje pension per ushtaraket si nga 01.01.1993 deri 01.01.1999.
Te jepen gradat ushtarakeve pa grada ushtarake duke bere njehsimin me funksionin me te larte qe kane pasur ne ushtrine ne karrieren e tyresipas dispozites ne fuqi.
Te mos nderpritet pensioni i parakohshem i ushtarakut ne rast punesimi jo si aktiv ne FA.
Te jepen te gjithe perfitimet e tjera ligjore si per uniforme strehim shendetin transportin e te tjera.
Nderkombetarizimi i ceshtjes
Aleanca si grupi fuqishem interesi kerkon bashkepunim me organet ekzekutive per keto probleme ne menyre transparente ne kushtet e nje informacioni te plote dhe ne kohe me pjesemarrjen e te gjithe specialisteve ushtarake per tu pasqyruar realisht kerkesat dhe te drejtat ligjore te tyre.
Aleanca bashkepunon dhe synon anetaresimin ne organizaten evropiane te ushtarakeve EUROMIL dhe do te nderkombetarizoje ceshtjen e ushtarakeve deri en zgjidhjen e kerkesave te tyre si dhe do te kerkoje qe ky komunitet te trajtohet sipas standardeve te NATO-s aleance ku Shqiperia eshte anetaresuar prej me shume se nje vit e gjysme.
Autori eshte president i shoqates Aleanca Kombetare e Ushtarakeve te Shqiperise
23 Tetor 2010