Maqedonia, vendi më pak stabil në rajon

Maqedonia është vendi më pak stabil në rajon. Sipas Indeksit global të paqes, Maqedonia gjendet në vendin 79 nga gjithsej 162 vende të botës.
Në krahasim me vitin e kaluar, kjo pozitë është për 11 vende më poshtë, kështu që Maqedoonia së bashku me Turqinë janë dy vendet më pak stabile në Evropë.
Si arsye e këtij përfundimi janë raportet e këqija me fqinjët, siç janë problemi territorial me Greqinë dhe akuzat nga Bullgaria se Maqedonia kërkon një pjesë të historisë bullgare.
Sipas analizës së këtij Instituti për ekonomi dhe paqe, tensionet mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni janë të larta, por nuk ka ndonjë mundësi që të ketë sërish një konflikt të armatosur ndëretnik./Indeksonline