Bllaca nuk sillet në Gjykatë

(E plotësuar) Edhe pse ishte paralajmëruar që të mbahej sot seanca gjyqësore ndaj Nazim Bllaces, ai nuk është sjellë në Gjykatën e Apelit. I vetmi që është parë aty, ka qenë prokurori Mauricio Salustro, i cili pas gjysme ore qëndrim është larguar. /Indeksonline/
Prokurori Mauricio Salustro
.........................
I erdhi radha Nazim Bllacës. Të martën për herë të parë do të dalë para drejtësisë si i akuzuar për vrasje të rëndë në bashkëkryerje të Ibush Kllokoqit.
Aktakuza kundër Nazim Bllacës nga Ribari i Madh është ngritur nga prokurori Maorizio Salustro. Ajo i është dërguar gjykatës për shqyrtimin e parë kryesor.
Bllaca e ka mirëpritur nisjen e gjykimit. “Do të jetë gjykim i shpejtë”, ka thënë ai.
“Unë e pranoj krimin që kam kryer, sepse kam vrarë një njeri të pafajshëm duke menduar se po kryej punë të mirë për atdheun”, ka thënë Bllaca, i cili do të gjykohet në cilësinë e anëtarit të Shërbimit Informativ të Kosovës i njohur si SHIK.
Në këtë cilësi në vitin e kaluar janë dënuar pesë persona me 54 vjet burgim. Shpresim Uka, Sadik Abazi, Bekim Syla, Shaban Syla e Driton Hajdari, janë dënuar më 54 vjet burgim për vrasjen e Ibush Kllokoqit dje vrasjen në tentativë të Adem Salihajt, shkruan Koha Ditore./Indeksonline/