E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi pranë shitjes

Sipas "Corriere dello Sport", pas disa ditësh Eric Thohir do të kthehet në Itali për të biseduar me presidentin e Inter Massimo Morattin. Miliarderi indonezian nuk dorëzohet. Ai është i vendosur t’i blejë aksionet e klubit zikaltër.

Burime pranë tij bëjnë të ditur se marrëveshja mund të konkretizohet me sukses pas disa ditësh. "Bosi" i Interit mësohet se i ka ofruar Thohir-it vetëm shitjen e 45% të aksioneve, ndërsa më pas kërkoi me ngulm të blinte paketën e plotë të klubit.

Indoneziani mund të kënaqet edhe me 45%. Por gjithsesi gjithçka do të mësohet pas disa ditësh, kur të dy do të gjenden në një tryezë. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›