Maqedonia vijon ta trajtojë Kosovën në dokomente si Serbi
SHKUP- Ministria e Brendshme e Maqedonisë vijon skandalin e lëshimit të dokumetave personale, duke përfshirë Kosovën si pjesë të Serbisë.
Së fundi, kjo ministri në letërnjoftimet biometrike ka bërë një lëshim të tillë, ku një qytetari të lindur në Kaçanik të Kosovës, në letërnjoftimin e tij i është shkruar Kodi i Serbisë, SRB, si vendi i origjinës, raporton INA.
Një pjesë e madhe e qytetarëve që kanë origjinë apo janë të lindur në Kosovë dhe që kanë shtetësi të Maqedonisë, viteve të fundit kanë reaguar lidhur me këto shqetësime, ku në dokumentet e tyre personale në vend të Kosovës, Serbia shënohet si vendi i origjinës.
(el.me/BalkanWeb)