E Diel, 1 Nëntor 2026

Acari në Gjirokastër, dhjetra fshatra në errësirë, reduktohet procesi mësimor

Gjirokastër- Dhjetra fshatra të Gjirokastrës po vuajnë mungesën totale të energjisë elektrike si dhe izolimin për shkak, jo vetëm të dëborës, por edhe nga dëmtimi i rrugëve dhe urave.

Janë 5000 banorë të komunës Cepo dhe 11 fshatrave të tjerë që vuajnë prej dy javësh mungesën e energjësi për shkak të dëmtimeve në rrjet si pasojë e dëborës dhe erërave të forta.

Ndërkaq varfëria e skajshme e këtyre fshtarave dhe mungesa e investimeve në infrastrukturë ka bërë që banorët ti kthehen mjeteve primitive pët të siguruar ngrohjen dhe qarkullimin.

Qarku i Gjirokastrës edhe pse nuk është renditur në zonat më problematike sa i takon emergjencave për shkak të dëborës, mësohet se i ftohti ka sjellë edhe shkurtimin e procesit mësimor në shkollat e qytetit. Në pjesën më të madhe të shkollave mungon ngrohja dhe infrastruktura e shumë prej tyre nuk lejon zhvillimin normalisht të  mësimit.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Gjirokastër- 6 fshatra pa ujë, banorët i rikthehen jetesës primitive Gjirokastër- Gjashtë fshatra të Dropullit të Poshtëm në Gjirokastër prej...
  2. Dëbora dhe akulli “ngrijnë” Shqipërinë, pezullohet mësimi në fshatra dhe qytete Reshjet e dëborës që kanë përfshirë vendin tonë gjatë ditës...
  3. Ngrohja e motit, rifillon procesi mësimor në rrethin e Korçës Korçë- Kopshtet dhe shkollat e rrethit të Korçës kanë rinisur...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›