Maqedonia zapton KasaminPërveç tij në këtë ndeshje do të testohet edhe shqiptari tjetër, Valmir Beluli, anëtar i KF Milanos nga Kumanova. Beluli dhe Kasami janë dy shqiptarët e vetëm në mesin e 20 futbollistëve të ftuar për këtë ndeshje miqësor

RESHAT IBRAHIMI - Sulmuesi shqiptar i SS Lazio, Pajtim Kasami është ftuar të testohet nga trajneri i U-19, Jugosllav Trençovski. Dy takimet miqësore që do t’i zhvillojë reprezentacioni i U-19 të Maqedonisë kundër Malit të Zi më 3 dhe 5 mars në Ohër do të jenë shansi për futbollistin tetovar.
Ai më herët kishte deklaruar se dëshiron të luaj për Maqedoninë ose Shqipërinë, por siç duket ndikimi i sulmuesit maqedonas të Lazios, Goran Pandev dhe intervenimi i shpejtë i FFM-së ka bërë që talenti i shkollës së Liverpoolit të mbrojë ngjyrat “verdhekuqe”. Kasami, i cili konsiderohet si talent i madh i ka mbrojtur ngjyrat e U-16 të Zvicrës, ndërsa debutimi i tij i parë është në Bjellorusi, kur Zvicra mposhti vendasit 6:0.
Përveç tij në këtë ndeshje do të testohet edhe shqiptari tjetër, Valmir Beluli, anëtar i KF Milanos nga Kumanova. Beluli dhe Kasami janë dy shqiptarët e vetëm në mesin e 20 futbollistëve të ftuar për këtë ndeshje miqësore.
E Enjte, 26 Shkurt 2009