E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siti, 50 milionëpaund për merkatone janarit

ANGLI- Roberto Mançini do të ketë një çek prej 50 milionë paundësh për merkaton e muajit janar.
Sheikët e Mançester Sitit duan të fitojnë që këtë vit Premier Ligën, duke parë pozicionin e mirë në tabelën e renditjes dhe për ta bërë këtë, janë gati të bëjnë shpenzime të tjera. Përpos humbjes me Evertonin, Siti është shumë pranë kreut të klasifikimit në Angli.

Në krye të listës së dëshirave të Mançinit mbetet sulmuesi i Volfsburgut Edin Xheko, që do të formonte një dyshe ëndrrash me Karlos Tevez. Vlera e tij është rreth 30 milionë paund. Ndërkohë, në rast se kjo tratativë nuk bëhet, alternativë mbetet sulmuesi i Portos Hulk, i cili kushton afërsisht 20 milionë paund.

Por, sipas “Mirror Sports”, goditja e vërtetë e Mançester Sitit mund të jetë Dani Alvesh, mbrojtësi i djathtë i Barcelonës. Në fakt, mësohet se drejtuesit e Sitit kanë bërë një takim me përfaqësuesit e lojtarit dhe ai është shprehur i gatshëm për të shkuar në Angli.

Një tjetër emër që kërkohet nga sheikët e klubit të Sitit është mbrojtësi i Benfikës David Luiz, kartoni i të cilit gjithsesi vërtitet te 40 milionë euro dhe konsiderohet si i tepruar. Ndërkohë, drejt largimit duken Roke Santa Kruz, Emanuel Adebajor, Shon Rajt-Filips dhe Shei Givën.

(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›