Maqedoniu, sot zgjedhje në 5 komuna rrale
Shkup -Sot në Maqedoni zhvillohet raundi i dytë i votimeve për zgjedhjet vendore në pesë komuna rurale të vendit, si në Dollnen, Zelenikovë, Mavrovë dhe Rostushë, Studeniçan dhe Sandevë. Votimet do të zhvillohen në 123 qendra të votimi, me rreth 44 mijë zgjedhës. Në këto komuna nuk u votua në raundin e parë për shkak të motit të keq që kishte përfshirë vendin më 22 mars. KSHZ anuloi votimin, duke përcaktuar që raundi i parë në këto komuna të zhvillohet gjatë raundit të dytë të rregullt zgjedhor që përfundoi më 5 prill.
Ndërsa raundi i dytë u përcaktua për ditën e nesërme. Në këto rivotime do të garojnë BDI, VMRO-DPMNE dhe kandidatë të pavarur. Me këto votime do të rrumbullakësohet procesi i zgjedhjeve vendore dhe kompletimi i pushteteve vendore në mbarë Maqedoninë.
Në zgjedhjet vendore numrin më të madh të komunave e ka fituar VMRO-DPMNE me 54 komuna dhe qytetin e Shkupit, BDI 13 komuna, LSDM 7, PDSH dhe DR kanë marrë nga një komunë, 2 komuna kandidatë të pavarur dhe nga një komunë Lidhja e Romëve dhe Partia Demokratike e Turqve. ina/start