Ministri i Jashtëm slloven nesër në Kosovë
Prishtinë -Ministri i Punëve të Jashtme i Sllovenisë, Samuel Žbogar do të qëndrojë në Kosovë në një vizitë zyrtare dy ditore në Kosovë, vizitë e cila do të nisë të hënën. Të martën më 21 prill, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni do ta presë në një takim pune, homologun e tij slloven. Ministrat Hyseni dhe Žbogar do të nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit Kosovë- Slloveni.
Do të ketë gjithashtu edhe një konferencë shtypi, gjatë së cilës ministrat e jashtëm Hyseni dhe Žbogar do t’u përgjigjen interesimit të gazetarëve. Përpos takimit dhe nënshkrimit të marrëveshjes ndërshtetërore me ministrin Hyseni, ministri i jashtëm i Sllovenisë, Samuel Žbogar do të ketë takime edhe me presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Jakup Krasniqi etj.