ShBA vlerëson Kosovën për lejimin e vizitës së Tadiçit
Prishtinë - Shtetet e Bashkuara mbështesin vendimin e Kosovës për lejimin e vizitës së presidentit serb, Boris Tadiç. Kryetari i Serbisë vizitoi Manastirin e Deçanit me rastin e të premtes së zezë.
Ambasada amerikane në Prishtinë deklaroi se vendimi i qeverisë kosovare ishte i drejtë dhe për t'u vlerësuar.
“Ky ishte vendimi i një shteti sovran, i bazuar në planin e Ahtisarit dhe në interes të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, thuhej në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, në Manastirin e Deçanit u lut për paqe, për serbët dhe shqiptarët.