Maradona sheh Maskeranon kapiten
Diego Armando Maradona ka nisur zyrtarisht pune ne krye te stolit te Argjentines. Ndryshimi i pare i Maradones ne kombetare ka lidhje me dashurine e tij per Napolin. "Il Pipo" ka perfshire ne listen e kombetares se Argjentines dy lojtare te Napolit, Denis dhe Lavecin. Me 19 nentor Argjentina do te luaje nje ndeshje miqesore me Skocine. Dje Maradona shpalli listen e kombetares dhe akti i pare i ndryshimeve te Maradones ishte ftesa per te dy lojtaret argjentinas qe luajne me Napolin. Gjithcka duket se eshte "made in Maradona". Diego, i zgjedhur trajner pak dite me pare foli per preferencat e tij ne krye te Argjentines. Nga lojtaret qe ka lavderuar me shume dhe qe e sheh si liderin e ardhshem te ekipit, Maradona ka permendur asin e Liverpulit dhe jo Leo Mesin qe pritej te ishte: "Maskerano eshte lojtari ideal per ekipin kombetar qe dua te drejtoj. Punon me koke, sakrifikon dhe shqetesohet per shoket. I ka te gjithe cilesite per te qene kapiten dhe do te jete ne te ardhme", tha Maradona, duke folur per here te pare ne lidhje me te ardhmen e Argjentines." Te tjeret duhet te luajne si profesioniste dhe te mos e shperdorojne topin, kete kerkoj nga lojtaret qe duan te jene pjese e kombetares sime," ishin fjalet e legjendes se Argjentines, te cilit i eshte dhene besimi i kombetares.