Afron Panairi i 11-te i Librit, "Tirana 2008"
I ftuari special i Alfredo Bevilaqua, nje nder shkrimtaret me te njohur italiane i cili do te cele edhe edicionin e 11-te te Panairit te Librit "Tirana 2008"
Panairi i Librit "Tirana 2008" mberrin ne edicionin e 11-te te tij, nen organizimin e Shoqates se Botuesve Shqiptare, dhe do te mbahet me 14-18 nentor ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane. Duke shenuar keshtu, panairin me te madh te librit te mbajtur ne mbare hapesirat shqiptare pasi kete vit stendat e librit do te pushtojne tre katet e Pallatit te Kongreseve. Ceremonia e celjes se Panairit te 11-te, "Tirana 2008" do te mbahet me 14 nentor ne oren 18.00 menduar te organizohet ne formen e nje feste te madhe. E reja kete vit eshte se cdo botues ka pasur luksin qe ne kete edicion te marre aq siperfaqe sa ka kerkuar per shkak te hapesires se ofruar ne tre katet e Pallatit te Kongreseve. Mundesi te cilen nuk e kane pasur ne edicionet e shkuara, pasi mjediset e Piramides nuk mjaftonin per te gjithe.
Nje nder risite e tjera te ketij edicioni eshte edhe bashkerendimi me bashkite e te gjitha qyteteve te Shqiperise qe ne menyre te organizuar te vizitojne panairin jo vetem personeli i bibliotekave publike, por edhe nxenesit e shkollave publike te Shqiperise. Por ky rezulton te jete dhe panairi me i kushtueshem ne keto 11 vjet te mbajtjes se tij ne Tirane, dhe deri ne keto momente sponsor te vertete te tij jane pjesemarresit ne te, pra botuesit te cilet kane paguar cdo meter hapesire.
Edhe me shkollat publike te kryeqytetit pritet te kete nje marreveshje te tille, qe nxenesit e shkollave te vizitojne panairin ne menyre te organizuar si edhe ne vitet e tjera, por nuk ka nje pergjigje nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences per kete kerkese te Shoqates se Botuesve Shqiptare.
Qellimet e ketij panairi eshte paraqitja e te rejave nga fusha e botimeve mbareshqiptare dhe pertej, kontaktet tradicionale te njerezve te librit dhe paraqitja e vlerave te arritura nga fusha e botimeve nepermjet perurimeve te librave, konferencave, cmimeve e te gjitha veprimtarive te tjera qe do te mbahen gjate diteve te evenimentit me te rendesishem te librit ne te gjitha hapesirat shqiptare. Takimet promovuese me autoret pjesemarres do te jene teper intensive dhe ne cdo ore te dites ne dy sallat e konferenca gjate gjithe diteve te edicionit te 11-te. Jane parashikuar gjithashtu edhe konferenca te posacme me shkrimtare te ftuar, dhe disa tryeza debati mbi problemet e vazhdueshme te librit shqip.
Botuesit pjesemarres
Botuesit pjesemarres ne edicionin e 11-te te "Tirana 2008" jane jo vetem nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, por edhe perfaqesues nga India, Irani, Kroacia, libri italian etj. ndersa realizuesi i projektit kete vit eshte zgjedhur te jete kompania "Expo Media" nga Shkupi, e cila eshte nje nga kompanite me me pervoje ne Rajon per projektimin e panaireve te librit. Duke bere keshtu qe paraqitja e ketij ecidioni te jete ne te njejtin nivel me panairet nderkombetare.
Katalogu
Katalogu i panairit kete vit do te vije ndryshe dhe do te shtypet ne 5000 kopje.
Jo vetem informativ per te gjitha veprimtarite e dite pas dite ne panair, por edhe promovues i shtepive botuese, ku secili botues i interesuar mund te reklamoje shtepine e tij botuese nepermjet faqeve te brendshme me ngjyra te tij.
Cdo dite ne te gjithe hapesiren ku do te mbahet edicioni i 11-te i Panairit te Librit, do te jete edhe Gazeta e Panairit, kryesisht informative mbi te gjitha veprimtarite e nje dite me pare ne Panair, dhe ato cka pritet te ndodhin ne ditet e ardhshme. E ideuar ne formen e suplementit me nje nga te perditshmet shqiptare, behet e mundur qe informacionet dhe kontaktin me panairin ta kene te gjithe shqiptaret edhe ne skajin me te larget te vendit.
"Tirana 2008"
- 5000 m2 siperfaqe ekspozuese si ne asnje prej 10 edicioneve te panaireve pararendes.
- 2000 m2 prej te cilave jane siperfaqe qe e zene stendat.
- 160 shtepi botuese-do te jene pjesemarrese, organizuar ne rreth 100 stenda.
- 50 mije do te jene titujt e librave qe do te ekspozohen ne 6 ditet e panairit.
- 1500 jane titujt e rinj te botuar ne hapesiren mbareshqiptare.
- 120 jane takimet promovuese te parashikuara gjate diteve qe do te mbahet panairi.
- 100 000 fletushka informative do te shperndahen para celjes se panairit dhe gjate mbajtjes se tij.
Cmimet e edicionit te 11-te:
1. Shkrimtari i Vitit-Juria e SHBSH
2. Perkthyesi i Vitit- Juria e SHBSH
3. Paraqitja me e mire ne Panair dhe libri me i shitur
4. Libri me i realizuar i grafikisht-specialiste te librit
5. Autori me i vleresuar per femije.