Sherri per pronen, masakron kusheririn topograf
BERAT- Topografi i komunes Kutalli te Beratit, eshte masakruar ne sheshin para institucionit dhe perfundoi me 15 plage thike ne spital. Policia tha se autori i krimit dyshohet te jete djali i xhaxhait te viktimes, kurse motivi i ngjarjes pronesia. Bujar Selami, 45 vjec, u sulmua rreth ores 11:00 te dites se djeshme ne prezence te deshmitareve te shumte. Autori i dyshuar Perparim Selami, ka mundur te arratiset nga vendngjarja para se te mberrinte policia dhe u shpall ne kerkim. Banoret e fshatit Kutalli, ku gjendet edhe komuna, pane te pergjakur rreth mesdites trupin e 45 vjecarit qe prej dy vitesh ishte punesuar si topograf ne institucionin vendor. Menjehere i plagosuri eshte derguar ne spitalin e Beratit, ku i eshte nenshtruar nje nderhyrjeje te gjate kirurgjikale. Nje grup hetimor shkoi ne vendngjarje per te kryer hetime dhe mori deshmite e familjareve. Te afermit e te dyshuarit Perparim Selami rrefyen se ai kishte shkuar ne komune per te takuar Bujarin ne lidhje me nje konflikt pronesie. Aty 35 vjecari ka kerkuar ne takim kusheririn e tij, per te sqaruar edhe problemin e pronesise. Por pasi ka dale, pak metra me tej godines Bujari eshte sulmuar egersisht nga djali i xhaxhait. Mjeket thane se 45 vjecari mberriti ne reanimacion ne gjendje teper te rende. Kirurgu Eduart Bejko, beri te ditur per gazeten "KJ" se ne viziten e pare qe i eshte bere Selamit, jane verejtur 15 plage ne pjese te ndryshme te trupit. Mjeku pohoi se ai kishte demtime ne gjoks, ku si pasoje e nje plage shkaktuar me mjet te mprehte, i eshte prekur nje pjese e mushkerise. "I jane thyer dy brinje si pasoje e goditjeve me thike dhe plage te tjera te renda ne pjesen e barkut, gjymtyreve, etj", u shpreh Bejko. Policia tha se pervec konfliktit te pronesise po heton edhe per nje grindje familjare mes te afermeve.
E.Hazizolli
E.Hazizolli