Maradona: Humbja e Napolit, u ndjeva shumë i trishtuar
Diego Armando Maradona nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij për eliminimin e Napolit nga Liga e Kampioneve, pas 120 minutash historike kundër Çelsit.
Në Tuiter, ish-lojtari i ekipit napoletan ka ngushëlluar ish-tifozët e tij, të cilët prisnin një kualifikim historik në Londër. “Ndjeva një trishtim të madh për këtë eliminim, - komentoi Maradona. – Champions është një kompeticion që nuk lejon gabime. Një përshëndetje për të gjithë napoletanët”.
Nëse Maxarri dhe skuadra e tij do të ishin kualifikuar, ata do të kishin hyrë në histori. As Pibe de Oro nuk kishte arritur ta çonte Napolin mes 8 skuadrave më të mira të Evropës, në kohën që vishte fanelën e këtij ekipi. Gjithsesi, Napoli largohet nga ky turne me kokën lart.
(er.nu/A.Latifi/ BalkanWeb)