E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interpelanca, batutat nga Topall, Balla e Berisha

TIRANË-Interpelanca me kryeministrin Sali Berisha e kërkuar nga deputeti socialist Taulant Balla pati dhe batuta të ndryshme.

Në momentin që po fliste për tragjedine e Gërdecit, kryeparlamentarja Jozefina Topalli e ndërpreu deputetin socialist duke i bërë të ditur se po del jashtë temës së diskutimit.
Balla u shpreh se “na keni akuzuar për krime kundër njerëzimit me tetë shishe uji. Edhe për atë na keni akuzuar”. Pas ndërhyrjeve nga salla Topalli vazhdoi duke thënë “ti ishe sekretari i parë i rinisë së partisë. Rri urtë, rri andej. Hajde me 22 mars, festo edhe ti ditën e demokracisë. Hajde mor”.
Deputeti Balla i thotë kryeparlamentares “lëshojë mikrofonin. Ke një problem të madh nuk e kontrollon veten në sjelljen me deputetët, por dhe sa herë sulmohet kryeministri”.
Kurse Kryeministri Sali Berisha sapo mori fjalën ju drejtua deputetes socialiste Arta Dade duke i thënë “zonja Dade gëzuar ditëlindjen! Hë e ke apo se ke? Se diskutimet janë diskutime, ana njerëzore është anë njerëzore” .

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›