Anglezët harrojnë V. Boas, Di Mateo është heroi i ri
ANGLI - Duhej një italian për të nxjerrë Napolin jashtë Champions League. Një ditë pas kualifikimit të Çelsit për në çerekfinale të këtij turneu, mediat angleze kanë ngritur në “qiell” trajnerin Roberto Di Mateo, duke e quajtur atë “të pabesueshëm” dhe “Extra Special”.
Tekniku italian ka zënë shumë shpejt një vend nderi në zemrat e tifozerisë londineze, pasi blutë e Londrës fituan 4-1 ndaj Napolit dhe përmbysën humbjen 3-1 në ndeshjen e parë. “Paraqitje heroike”, është titulli i “The Independent”.
“Epike”, titullon “Daily Mail”, ndërkohë që “Daily Star” pyet në mënyrë ironike: “Vilas Boas kush?”, referuar teknikut portugez, që u mor me shumë bujë dhe dështoi në Londër. “Simply the Best”, është titulli i “The Sun”, referuar kualifikimit të Çelsit.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)