Maradona Mourinho eshte me i miri

Diego Armando Maradona ka lavdëruar sërish trajnerin e Real Madrid, Jose Mourinho. Trajneri aktual i ekipit Al Wasl theksoi se tekniku portugez është më i miri në botë.
“Nga çdo ndeshje që luan Real Madrid mund të nxjerrësh mësime dhe mund të dallosh që Mourinho është trajneri më i mirë në botë. Nuk ka diferencë të madhe me trajnerë të tjerë të shquar, por është më i miri”, deklaroi legjenda e futbollit botëror.
Maradona dhe Mourinho kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin. Mjafton të kujtojmë se në dy vizitat e tij të fundit në Madrid, ish-futbollisti argjentinas shkoi për të parë stërvitjen e Real Madrid dhe ka biseduar gjatë me “Special One”.
Gjithashtu, Maradona foli edhe për dhëndrrin e tij, futbollistin Sergio Aguero, i cili është larguar nga Atletico Madrid për tek Machester City.
“Aguero po luan në skuadrën e duhur. I kisha thënë që të shkonte në një skuadër që luan në Ligën e Kampioneve dhe tashmë do të ketë mundësi të shfaqë të gjithë talentin e tij”, theksoi Maradona.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Alexis, 2 muaj larg fushave
Alexis Sanchez, sulmuesi i ri i Barcelonës i ardhur nga Udinese, do të qëndrojë 2 muaj larg fushave për shkak të një dëmtimi në bicepsin femoral të kofshës së djathtë. Seria A, fiton Juventus, humb Inter
Juventusi i Contes ka bërë një start të shkëlqyer në Serie A pasi ka mundur 4-1 Parmën në stadiumin e ri. Superliga, fiton Flamurtari dhe Apolonia
I janë bashkangjitur skuadrave të kreut edhe Flamurtari me Apoloninë. Vlonjatët kanë mposhtur 2-1 debutuesit e Kamzës ndërkohë që fierakët fituan 2-0 ndaj Dinamos.
Bundesliga, 7 gola për Bayern Munchen
Bayern Munchen shënon një tjetër fitore në Bundesligën gjermane. Spanjë, Barcelona barazon
Në javën e tretë të Ligës BBVA ajo që bie në sy është ndalesa e Barcelonës, e cila ka barazuar me rezultatin 2-2 në takimin me Real Sociedadin në transfertë.
Lajmet kryesore
Integrimi, Frattini e Lambrinidis: Bashkim kombëtar
Ministrat e Jashtëm japin mesazhin në Tiranë
Rama: Reformë urgjente parlamentare
Nis viti i ri shkollor
Bulqizë, rinisin protestat
EULEX: Nuk ka kthim prapa për veriun