Nderron jete lojtari i mbijetuar i hokejit

Lojtari i hokejit në akull, Aleksander Galimov, një nga dy të mbijetuarit e aksidentit të avionit Yak-42 që kishte në bord ekipin e Lokomotiv Yaroslavl, ndërroi jetë në një spital të Moskës ditën e sotme.
“Fatkeqësisht Aleksander Galimov vdiq ditën e sotme”, tha për agjensinë “Interfax” një zëdhënës i spitalit Vishnevski, ku ishte shtruar lojtari.
Vdekja është shkaktuar nga djegiet e shumta, sipas raportit mjekësor.
Galimov ishte i mbijetuari i vetëm mes 37 lojtarëve dhe stafit teknik të ekipit të hokejit mbi akull Lokomotiv Yaroslavl. Avioni me të cilin skuadra po udhëtonte u rrëzua pak momente pas ngritjes për arsye që ende nuk dihen.
Lojtari kishte djegie në 80% të trupit dhe kontuzione në mushkëri.
Tashmë, i mbijetuari i vetëm i aksidentit mbetet inxhinieri Aleksander Sizov, i cili ishte pjesë e stafit të fluturimit. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet jo shumë e mirë nga mjekët e spitalit Sklifosovski, në Moskë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Integrimi, Frattini e Lambrinidis: Bashkim kombëtar
Ministrat e Jashtëm japin mesazhin në Tiranë
Rama: Reformë urgjente parlamentare
Nis viti i ri shkollor
Bulqizë, rinisin protestat
EULEX: Nuk ka kthim prapa për veriun