E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Maradona, ankandi për fanellën: oferta e parë 4 milionë stërlina

Më pak se 24 orë dhe tashmë është një rekord. Fanella e veshur nga Diego Armando Maradona në ndeshjen mes Argjentinës dhe Anglisë, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Botës 1986, kur Pibe de Oro shënoi dopietën legjendare, është hedhur në ankand online në zyrën e Sotheby’s në Londër dhe në më pak se një ditë (ankandi do të zgjasë dy javë) tashmë ka marrë një ofertë marramendëse prej 4 milionë stërlinash, e cila premton ta bëjë fanellën e Maradonës më të shtrenjtën e historisë (rekord mbahet nga fanella e ikonës së bejsbollit Babe Ruth, e blerë për 5.2 milionë euro në 2019).

Para se të dilte në ankand, fanella e Maradonës ishte në posedim të Steve Hodge, një ish-futbollist anglez, i cili e shkëmbeu fanellën me Maradonën me rastin e atij Botërori. Pavarësisht fjalëve të vajzës së Maradonës (“fanella nuk është ajo”), shtëpia e ankandeve konfirmoi se kjo është fanella me të cilën u realizua ajo dopietë legjendare dhe fansat u çmendën. Në ditët në vijim priten oferta edhe më të larta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›