Tirana, hap i sigurtë drejt titullit kampion

Tirana ka hedhur hapin e parë drejt fitimit të titullit kampion në volejboll për meshkuj, teksa ka mundur Erzenin, 3-0, në sallën olimpike “Feti Borova”. Një ndeshje që ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ndërsa shijakasit janë munduar që të bëjnë rezistencë. 26-24 seti i parë për Tiranën. 25-23 i dyti dhe 25-22 i treti e thuajse në një orë e 20 minuta Tirana ka dalë fituese 3-0.
Një humbje që hidhëron kampin shijakas, aq sa trajneri i Erzenit, Parid Uruçi, nuk ka pranuar të flasë përtej insistimit të RTSH Sport. Ndeshja e dytë finale do të jetë të dielën në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” të Fllakës në ora 18:00.