E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, konferenca e 12-të e Unionit të kryeqyteteve

Nga Aurora Sulce
Zhvillohet në Tiranë konferenca e 12 e Unionit të kryeqyteteve të Europës Qendrore dhe Juglindore. Kryetari i bashkisë, Edi Rama deklaroi se pushteti vendor ndodhet përballë sfidave të reja në këtë proces. 

TIRANE-Unioni i kryeqyteteve të Europës Qëndrore dhe Juglindore zhvillon konferencën e 12 në Tiranë, duke e konsideruar kryeqytetin shqiptar një histori suksesi. Tema e kësaj konference që do të zgjasë deri më datë 30 tetor është politika dhe programet për zhvillimin e qyteteve-metropol. Disa nga cështjet kryesore që do të trajtohen janë Tirana-Metropol, plani rregullues, infrastruktura dhe investimet në shërbimet publike të qyteteve, impakti në mjedis i transportit, mbetjet urbane, cilësia e jetesës, si dhe impakti i decentralizimit në qeverisje.

“Sot ne ballafaqohemi jo më me problemin e dikurshëm, që do të kishte të bënte me problemin e dikurshëm nëse ne do ta kishim të mundur të krijonim një kryeqytet nga rrëmuja dhe mbeturinat e një periudhe lirie pa kufi, pa rregullave. Ndërkohë që sot ne jemi këtu përballë problemesh të reja, sfidash të reja, përpjekjesh të reja në një kryeqytet i cili është në rrugën e formimit si një metropol, si pikë refermi mi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin e të nesërmes“ – tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama

Unioni i kryeqyteteve të Europës Qendrore dhe Juglindore është një organizatë ndërkombëtare, në të cilën janë anëtarë kryeqytetet e Athinës, Beogradit,. Bratislavës, Bukurueshtit, Budapestit, Kievit, Lubjanës. Shkupit, Sofjes, Tiranës, Vjenës, Zagrebit etj.

(s.g/NEWS24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›