Maradona e sheh Guardiolën në Chelsea

Diego Maradona ka thënë se nuk do të jetë i befasuar nëse trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola merr drejtimin e Chelseas.
Të shtunën, Guardiola udhëhoqi gjigantin katalan në ndeshjen e xhiros së fundit në La Liga dhe do të largohet nga detyra pas finales në Copa del Rey kundër Athletic Bilbaos.
Kurse, Chelsea ende nuk e ka konfirmuar menaxherin e përkohshëm Roberto Di Matteo derisa spekulohet se Guardiola mund të joshet në Stamford Bridge. “Guardiola, trajner i shkëlqyeshëm të cilin e admiroj. Nuk do të befasohem nëse kalon në Chelsea”, deklaroi Maradona për Times of India.