E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona kandidon për stolin e Interit

Në listën e gjatë dhe të cuditshme të emrave për stolin e Interit, kandidon edhe Diego Armando Maradona.

Pas Leonardos, Capello-s, Hiddink, Benitez, Zeman, Hodgson, Dunga e Mihajlovic, tashmë shtohet edhe tekniku i Argjentinës që i ka bërë me dije presidentit Moratti se është gati të ulet në stolin zikaltër.

Por kjo ndoshta është një hipotezë e pamundur, pasi në gjirin e skuadrës milaneze ndodhen dy lojtarë titullarë si Cambiasso e Zanetti, të cilët nuk kanë simpati për ish sulmuesin, i cili i ka lënë jashtë kombëtares.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›