Trepça kampion

Pas 17 vitesh, Trepça është shpallur kampion i Kosovës në futboll. ‘Xehetarët’ iu gëzuan këtij trofeu, pasi të dielën në Mitrovicë e mposhtën Besën me rezultat 2:1, në ndeshjen derbi të xhiros së fundit të Raiffeisen Superligës dhe vendimtare për përcaktimin e kampionit të ri.
Më meritori në këtë fitore të Trepçës ishte kapiteni i saj, Elvis Osmani, i cili i realizoi të dy golat për ekipin gjelbërezi, duke i gëzuar kështu rreth 20 mijë shikues mitrovicas të pranishëm në stadiumin ‘Adem Jashari’, që krijuan atmosferë impozante dhe të cilët për këtë trofe festuan edhe nëpër qytetin e Mitrovicës.
Për të festuar mitrovicasit, një kontribut mjaft të madh e dha edhe kryetrajneri i Trepçës, Gani Sejdiu, i cili arriti suksesin më të madh në karrierën e tij, respektivisht që prej kur ka nisur zejen e trajnerit para gjashtë vitesh.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur që u shpallëm kampion, për faktin që është edhe titulli im i parë. Ky është suksesi më i madh për mua deri më tani, e pas tij është ai kur dikur ia pata dalë që me Kosovën e Vushtrrisë të shpëtojmë pa rënë prej ligës, kur ajo skuadër thuajse veç i kishte humbur gjasat”, deklaroi Sejdiu për Express, i cili kujtoi se nuk ka qenë aspak lehtë për ekipin e tij të stoliset me këtë titull.
Në fakt, Besa luajti më mirë në pjesën e parë, duke i krijuar disa raste të mira shënimi nëpërmjet Krenar Vokshit. Ndërsa, pejanët ia dolën të kalojnë të parët në avantazh prej 0:1 ndaj mitrovicasve, kur Haxhi Zeka shënoi gol në minutën e 32-të të takimit.
Megjithatë, vetëm shtatë minuta më vonë, Trepça ia doli ta barazojë rezultatin në 1:1, falë golit që e shënoi Elvis Osmani. I njëjti futbollist realizoi një gol të bukur me një gjuajtje prej rreth 30 metrave në minutën e 65-të, për rezultat përfundimtar 2:1.
Minatorët ngritën lart trofeun e titullit të kampionit, që për herë të fundit e fituar në edicionin 1992/1993. Për Trepçën ky është një sukses mjaft i madh, kur dihet se kjo skuadër në vitin 2005 ishte ngjitur në Superligë prej Ligës së parë, ku pati garuar nga viti 1996.
Përndryshe, Trepça gjatë pjesës më të madhe të kampionatit pati qëndruar në vendin e parë të tabelës, duke ia dalë që të shpallej edhe kampion vjeshtor.
Ndërsa, nënkampion i Kosovës është Prishtina, e cila këtë kampionat e përmbylli në vendin e dytë në tabelë me 55 pikë, katër më pak sesa Trepça. Bardhekaltrit e arritën këtë sukses, pasi e mposhtën me rezultat 1:0 të dielën KEK-un, i cili ekip deri dje ishte në luftë me Trepçën për t’u stolisur me titullin e kampionit.
Vëllaznimi në barazh
Vëllaznimi e përmbylli këtë edicion të garave në pozitën e dhjetë të tabelës së klasifikimit me 42 pikë. Kjo pozitë e mban ekipin gjakovar edhe më tej nën ethe, pasi kuqezinjtë të mërkurën në Mitrovicë do të ballafaqohen me ekipin e tretë të Ligës së parë, Besianën. Skuadra që do të triumfojë në atë takim, në edicionin e ri do të garojë në Raiffeisen Superligë. Nga elita e futbollit kosovar kanë rënë dy skuadrat e fundit të tabelës, Gjilani e Kosova e Vushtrrisë. Kurse, në Superligë janë ngjitur prej Ligës së parë Trepça ’89 dhe Ballkani.
Superliga
Rezultatet - xhiroja e 33-të
Trepça – Besa 2:1
Prishtina – KEK-u 1:0
Ferizaj – Gjilani 2:1
Vëllaznimi – Flamurtari 3:1
Kosova – Liria 1:0
Drenica – Hysi 2:1
Superliga – Xhiro 33
Tabela ND GD PI
1. Trepça 33 19 59
---------------------------------------
2. Prishtina 33 6 55
3. KEK-u 33 17 53
4. Besa 33 15 50
5. Drenica 33 -8 49
6. Hysi 33 9 47
7. Flamurtari 33 -2 47
8. Liria 33 3 44
9. Ferizaj 33 -8 42
---------------------------------------
10. Vëllaznimi 33 -8 42
---------------------------------------
11. Kosova (V)33 -15 34
12. Gjilani 33 -25 25