Maradona le jashtë kombëtares Zanettin dhe Cambiason
Trajneri i kombëtares së Argjentinës, Diego Maradona, ka publikuar përbërjen e 30 futbollistëve nga të cilët në fund do të zgjedhë 23 për të udhëtuar në Kupën Botërore, Afrika e Jugut 2010.
Befasisht në përzgjedhje nuk janë gjendur dy yjet e Interit, Esteban Cambiasso dhe Javier Zanetti. Maradona ka menduar se ftesë nuk meriton as ylli i Realit të Madridit, Fernando Gago.
Nga lojtarët e tjerë të mungojnë edhe ai i Benficas, Pablo Aimar, mesfushori i Marseille, Lucho Gonzalez dhe lojtari më i mirë i Lyonit në kampionatin francez, Lisandro Lopez.
Maradona në anën tjetër ka zgjedhur shtatë lojtarë nga liga argjentinase, përfshirë edhe ish-mesfushorin e Manchester United, Juan Sebastian Veron.