E Diel, 1 Nëntor 2026

Mourinho lë të paqartë qendrimin e tij te Interi

Jose Mourinho vazhdon të mbajë Interin në ankth për të ardhmen e tij, sepse qendrimi i tij për Italinë nuk ndryshon. Me një karrierë brilante tekniku portugez është praën një fitore të trefishtë me Inter, ndërkohë që ka fituar Kupën e Italisë është një fitore larg titullit kampion dhe duhet të luajë finalen e Ligës së Kampioneve në 22 maj. "E dashuroj Inter, lojtarët e mi dhe tifozët, por jo futbollin italian. Skuadra ime po jep gjithcka, që nga ndeshja e parë në të fundit dhe unë kam shumë respect për ta.

Fituam Kupën, na duhet një fitore për titullin kampion, dhe një fitore për të qenë kampionë europë, por këto dy fitore janë shumë të vështira”, vlerësoi Mourinho, që nëse nuk ka garantuar qendrimin me zikaltrit, të paktën ka saktësuar se nuk ka ndërmend të drejtojë një përfaqësuese.

"Të drejtoj në futbollin ndërkombëtar mendoj se ëhstë faza e fundit e karrierës. Jam ende i ri dhe i fortë për të luajtur cdo ditë, të trajnoj cdo javë, të luaj tre apo katër kompeticione në të njëjtën kohë", u shpreh Mourinho, i cilië ka qenë në Londër për evenimentin Uorld Football Gala, për promovimin e futbollit në botë, ku mes të tjetërve ka qenë i pranishëm edhe sulmuesi i Chelsea, Didier Drogba, që udhëhoqi blutë në triumfin e parë në Premier Ligë, që pas largimit të portugezit.

Eno Skarço < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›