Maradona mburr Mesin: “Ai është Maradona im”Mesi luajti një rol të dorës së parë në fitimin e Ligës së Kampioneve nga Barcelona dhe është kandidati kryesor për fitimin e “Topit të artë 2009” si dhe “Lojtari më i mirë në botë FIFA 2009”.

Maradona vazhdoi serinë e tij të gjatë të lavdërimeve pa kufij për Lionel Mesin. “Mesi është Maradona im”, - tha kampioni botërore argjentinas i vitit 1986 dhe trajneri aktual i Argjentinës për yllin e Barcelonës, duke e konsideruar Leon si lojtarin më të rëndësishëm të përfaqësueses.
“Është një kënaqësi të punoj me të, pasi i bën gjërat shumë të thjeshta”, -tha Maradona. Diego Maradona, lojtari më i madh argjentinas i të gjithë kohërave gjithmonë e ka vlerësuar Mesin, i cili luajti një rol të dorës së parë në fitimin e Ligës së Kampioneve nga Barcelona dhe është kandidati kryesor për fitimin e “Topit të artë 2009” si dhe “Lojtari më i mirë në botë FIFA 2009”.
E Marte, 28 Korrik 2009