E Diel, 1 Nëntor 2026

Inter: Ikën Ibrahimoviç, vjen ArnautoviçInteri ofroi për 20-vjeçarin nëntë milionë euro, çka e bën Arnautoviçin lojtarin austriak më të shtrenjtë të gjitha kohërave.

Marko Arnautoviç shihet si një pasues i Zlatan Ibrahimoviçit. Në fakt, transferimi i sulmuesit i Kombëtares austriake nga Tuente te Interi ende nuk ka marrë në formë zyrtare, por menaxheri i futbollist, holandezi Robert Groener, pohoi se gjatë kësaj jave “Marko do të bëhet lojtar i Interit”. Bisedimet e Interit me Tuenten ngecën në një farë mënyre, por gjithsesi ato nuk u ndërprenë. “Të dyja ekipet e dinë se kjo do të përfundojë për mirë”, - sqaroi Groener, duke theksuar se midis drejtorit teknik të Interit, Marko Branka dhe menaxherit të Tuentes kontaktet vazhdojnë. Marko Arnautoviç për momentin i është nënshtruar një terapi rehabilitimi në Milano. Interi ofroi për 20-vjeçarin nëntë milionë euro, çka e bën Arnautoviçin lojtarin austriak më të shtrenjtë të gjitha kohërave.

E Marte, 28 Korrik 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›