Hanover 96: Sezoni nis pa LalënLala është pas Leon Andreasen dhe Jan Shlaudraf, lojtari i tretë i ekipit nga Saksonia e Poshtme që do të mungojnë në ndeshjen e parë të Bundesligës.

Hanover 96 do ta fillojë sezonin 2009-2010 pa Altin Lalën. Lajmi u dha nga faqja gjermane Sport1.de. Mesfushori shqiptar 33-vjeçar u dëmtua në testin kundër skuadrës së kategorisë së gjashtë, FC Vismar (1-2) dhe duhet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën dy javë. Lala është pas Leon Andreasen dhe Jan Shlaudraf, lojtari i tretë i ekipit nga Saksonia e Poshtme që do të mungojnë në ndeshjen e parë të Bundesligës.
E Marte, 28 Korrik 2009