E Diel, 1 Nëntor 2026

Maradona operohet pas kafshimit në fytyrë nga qeni

Trajneri i përfaqësueses argjentinase, Diego Armando Maradona, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale pasi ishte kafshuar nga njëri prej qenve të tij.
Siç njoftojnë mediat argjentinase, 49- vjeçari nuk duket të jetë në rrezik për jetën dhe ai pritet që brenda javës të dalë nga spitali. Maradona është dërguar në klinikën Los Arcos në Buenos Aires për një operacion urgjent pas kafshimit të njërit prej qenve të tij në fytyrë.
Me më pak se dy muaj para fillimit të Kampionatit Botëror, tifozët argjentinas të futbollit shpresojnë se Maradona do të bëjë kthesën e historisë këtë vit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›