E Diel, 1 Nëntor 2026

Racizmi, Ivanov:Falja s'mjafton, Greqia të ndryshojë qëndrim ndaj fqinjëve

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov beson se ndëshkimi i personave përgjegjës për brohoritjet dhe slloganet anti-maqedonase dhe anti-shqiptare në paradën ushtarake në Athinë nuk janë të mjaftueshme.
Kreu i shtetit të Maqedonisë, ka thënë se përtej këtij incidenti të rëndë, Greqia duhet të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj fqinjëve.
"Kjo është shqetësuese, për shkak se një vend anëtar i BE dhe NATO ende ka forca të sigurisë që prodhojnë gjuhën e urrejtjes", tha të martën presidenti Ivanov, ndërsa ishte duke marrë pjesë në fushatën e "Dita e drurit".
"Për fat të keq, kjo nuk është hera e parë që anëtarët e forcave të sigurisë përdorin gjuhën së urrejtjes para të zyrtarëve të lartë të Greqisë. Ndjenjat e maqedonasve dhe shqiptarëve janë lënduar këto kohë", tha më tej presidenti i Maqedonisë.
Sipas tij, në një kohë kur të gjithë presin bashkimin dhe përqafimin e standardeve dhe vlerave europiane, ngjarje të tilla nxisin shqetësime në raportet mes vendeve.
"Ndëshkimi dhe falja nuk është e mjaftueshme, unë besoj se është koha për një ndryshim, një ndryshim të qëndrimit të Greqisë ndaj fqinjëve. Kjo është ajo që ne presim prej tyre", nënvizoi Presidenti Gjorge Ivanov.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›